Pitt në romancë me modelen australiane

Pas ndarjes nga Angelina Jolie, Brad Pitt nuk po mendon më për martesën të cilës i dha fund pothuajse një vit më parë.

Aktori i njohur është parë të ketë pasur një takim sekret e tejet intim me një nga modelet më të njohura australiane, transmeton Klan Kosova.

Pitt duket se ndau kohë të veçantë me bukuroshen Elle Macpherson, e cila po ashtu i ka dhënë fund martesës me miliarderin Jeffrey Soffer.

“Ata dukeshin shumë rehat në krahët e njëri-tjetrit, si një çift në një takim intim. Ai qeshte me gjithçka që ajo thoshte dhe dukeshin shumë të afërt”, ka thënë një burim për New Idea.

Duket se dyshja “tashmë beqare” po shijojnë jetën dhe një romancë e re në botën e Hollywoodit po fillon./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu