Presidencialet/ Ndodh e papritura, Trump fiton terren ndaj Clinton

Edhe një herë Trump i është afruar ndjeshëm rivales së tij demokrate, Clintonit, duke e bërë garën edhe më të ethshme.

Kështu, Clinton nuk gëzon më atë siguri që kishte ditën e djeshme, teksa shtetet e pavendosura po kalojnë drejt republikanëve.

Megjithatë, nëse Clinton fiton të gjitha shtetet bastione dhe ato që ka me avantazh të lehtë, ajo do t’i arrijë 270 votat elektorale që duhet për t’u mandatuar presidente.

Nga ana tjetër, Trump kërkon fitoren e ngushtë, që mund të vendoset nga disa detaje, që deri tani po fillojnë të shfaqen.

Arizona surprzon teksa kalon nga balotazhi në avantazhin e lehtë të republikanëve.

Po kështu edhe Ajoua kalon nga krahu i republikanëve së bashku me Jutahun.

Sa i përket Nevadës, ajo kalon nga balotazhi drejt demokratëve, ndërsa Karolina e Veriut u ikën demokratëve dhe kalon në balotazh.

Ndërkohë që Hillary Clinton vazhdon të mbetet përpara Donald Trump në çdo sondazh që është zhvilluar, gara mes tyre në fakt është me e ngushtë se sa duket dhe Trump e ka një mundësi që të fitojë zgjedhjet.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu