Regjistrimi i popullsisë në Maqedoni, Zaev tregon se në cilin vit do të bëhet

Kryeministri Zoran Zaev gjatë qëndrimit të tij në Nju Jork, përveç takimeve të shumta me përfaqësues të ndryshëm ndërkombëtar, pati takim edhe me Diasporën e Bashkuar të Maqedonisë(DBM). Gjatë këtij takimi Zaev ka thënë se regjistrimi i popullsisë në Maqedoni do të realizohet në vitin 2019.

Me paralajmërimet e këtilla nga ana e kryeministrit Zaev, si duket do t’u vijë përfundimisht fundi të gjitha spekulimeve që kanë të bëjnë me numrin e banorëve të Maqedonisë dhe përqindja e të gjitha nacionaliteteve të tjera që jetojnë dhe veprojnë në Maqedoni.

Nëse realizohet diçka e tillë, kjo do të çojë në mbyllen e një prej problemeve më serioze që i ka Maqedonia vitet e fundit më përqindjen e shqiptarëve dhe etniteteve tjera që jetojnë në këtë shtet. Të shpresojmë se nëse ndodh ky regjistrim nuk duhet anashkaluar shqiptarët që jetojnë në shtetet e perëndimit dhe në shtetet tejoqeanike.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu