​Pronarët e pishinave, Qeverisë: Nëse nuk ndryshon vendimi, do ta bllokojmë kufirin me Shqipërinë

Kryetari i Shoqatës së Pishinave, Diamant Paçarizi, i ka dhënë ultimatum Qeverisë së Kosovës, deri sonte që të shfuqizoj vendimin për mbylljen e pishinave, në të kundërtën do të protestojnë në kufirin me Shqipërinë.

Paçarizi, deklaroi se në kufirin me Shqipërinë nuk do të lejojnë kalimin e automjeteve për në bregdetin shqiptarë.

Nëse qeveria nuk merr vendim më së paku deri sonte, ne do të mbajmë protestën e radhës në kufirin me Shqipërinë ku do të bllokojmë automjetet që do të dalin nga Kosova. Kërkojmë nga policia që të mos të ketë provokim të situatës për arritjen e qëllimit tonë”, tha Paçarizi.

Pronarët e pishinave do të angazhojnë dhe një avokat, përmes të cilit do të kërkojnë kompensim nga Qeveria e Kosovës.

“Ne do të angazhojmë një avokat për kompensimin e dëmit që na ka shkaktuar vendimi tendencioz I qeverisë”, tha ai.

Vendimin e Qeverisë së Kosovës për mbylljen e pishinave, Paçarizi po e quan skandal, me ç’rast ka deklaruar se më absurdja dhe më e papranueshme për ta ka qenë ngufatja që ua bëri kryeministri këtyre bizneseve.

Ai ka theksuar se nëse vërtetohet se pishinat janë vatër e shpërndarjes së virusit COVID-19 atëherë vetë ata do ta zbrazin ujin nëpër pishina.

“Kemi dalë që të protestojmë në mënyrë simbolike për vendimin skandal të qeverisë së Kosovës për mbylljen e pishinave në gjithë territorin e Kosovës. Ajo që është ishte më absurdja dhe më e papranueshme për ngufatjen që na bëri kryeministri ishte se me çfarë ekspertizë ose me cilin grup të ekspertëve 4 vlerësuan që në pishinat e brendshme nuk ka virus dhe në ato të hapura virusi qenka prezent, e për çka para disa javësh kishin vendosur të kundërtën. Nëse vetëm një ekspert hidro-sanitar dhe IKSHP-K e vërteton që pishinat janë vatër e shpërndarjes së virusit dhe jo parandalues ne në mënyrë vullnetare do ta zbrazim ujin, por është e papranueshme që pishinat e Shqipërisë dhe ato të mbyllurat mos të kenë virus dhe ato të hapura të jenë vatër e përhapjes”, deklaroi ai, raporton KP.

Po ashtu, Paçarizi tha se pronarët e pishinave kanë respektuar vendimet e Qeverisë për mbajtjen e distancës dhe se deri më sot nuk ka asnjë të dhënë që dikush është infektuar nga coronavirus në pishina.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu