1 milion sirianë mund të strehohen në Turqi nëse fillon eksodi

Presidenti i Turqisë Rexhep Tayyip Erdogan, ka deklaruar sot se të paktën një milion sirianë mund të strehohen në Turqi nësë fillon evakuimi i Alepos.

Gjatë një fjalimi në pallatin presidencial, Erdogan tha se ai diskutoi me presidentin rus Vladimir Putin të martën në mbrëmje një marrëveshje për të përzënë nga Alepo grupin e njohur zyrtarisht si Nusra Front, që tani quhet “Jabhat al Fatahut Sham”.

Ndërkohë, pjesa lindore e Alepos po mbahet nga rebelët dhe është aktualisht nën rrethim nga forcat siriane dhe ruse, shkruan “Reuters”. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu