10 arsyet pse maqedonët duhet ta mësojnë dhe mos e urrejnë gjuhën shqipe?

Nga: Muhamer Pajaziti

Shumica e maqedonëve ka vite e shekuj që bashkëjetojnë me shqiptarët e nuk duan ta mësojnë gjuhën e tyre. Lëre që nuk e mësojnë, por edhe urrejnë dhe kundërshtojnë hapur.

Vetëm gjatë dekadave të fundit, kjo është dëshmuar me shumë aksione policore të dirigjuara nga institucionet shtetërore.

Mbyllja e dhunshme e shkollave të mesme shqipe gjatë viteve të 80-ta, ndalimi i emrave shqip, refuzimi për hapjen e universitetit të parë në gjuhën shqipe në Maqedoni, emërtimi i rrugëve, shesheve, mbishkrimet, komunikatat vetëm në gjuhën maqedone, mungesa e shqipes në aktin më të lartë juridik…etj.

Me gjithë këto aktivitete brutale janë dëmtuar vetë maqedonasit, sepse gjuha shqipe nuk mund të zhduket, ajo i ka mbijetuar shumë furtunave dhe perandorive më të fuqishme për 6 mijë vite me rradhë.

Këto metoda, kjo energji negative dhe kjo qasje skandaloze i ka bërë më të varfër maqedonët dhe fqinjët për rreth.

Sikur të largohen nga kjo mendësi, ata do të kenë shumë përfitime.

Më poshtë po ju numëroj vetëm disa fakte se pse gjuha shqipe duhet mësuar dhe zyrtarizuar në gjithë territorin e vendit.

Maqedonët duhet ta mësojnë shqipen sepse:

Gjuha shqipe është një nga gjuhët më të vjetra në familjen gjuhësore indo-europiane;
Mund të komunikojnë lirshëm me bashkëqytetarët e tyre shqiptarë dhe ti zhdukin të gjitha paragjykimet e stereotipet e pakuptimta;
Diversiteti gjuhësor është pasuri e çdo shteti;
Mund të kenë qasje në tregun e punës në kompanitë shqiptare në Maqedoni, Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi dhe Luginë të Preshevës;
Më lehtë mund të themelojnë kompani, kudo në trevat shqiptare në rajon;
Studiuesit e rinjë mund të studiojnë dhe ta shfrytëzojnë literaturën shqiptare
Mund të bëjnë udhëtime dhe turizëm me një qasje më të lehtë dhe të këndshme;
Do të jenë më mendje hapur;
Do të jenë më tolerant;
Do të jenë më të lumtur.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu