100 ditë në BBV2: Fjalimi emocionues i Luizit, Deamishelit dhe Kristit

Luizi, Kristi dhe Deamishel, banorët e vetëm që kanë mundur të rezistojnë 100 ditë brenda në shtëpi, mbajtën një fjalim.

Deamishel u shpreh se ndihet e lumtur që ia ka dalë të qëndrojë 100 ditë brenda në shtëpi. Ajo tha se ndihet e lumtur edhe për të gjithë banorët që janë aktualisht në shtëpi, ndërsa falenderoi publikun për mbështetjen.

Kristi po ashtu falenderoi publikun për mbështetjen. Ai u shpreh se nuk ia kishte marrë mendja që do arrinte deri në këtë pikë të lojës.

Kristi falenderoi Dean dhe Luizin për të gjitha momentet e bukura dhe të këqija në këto 100 ditë.

Edhe Luizi u shpreh falenderues ndaj publkut, që e mbështeti atë dhe që e votoi për të arritur deri në këtë pikë të lojës.

Gjatë fjalimit të tij, ai i kërkoi falje të gjithë banorëve që kanë dalë nga shtëpia, për momentet që i ka bërë ata të ndihen keq dhe falenderoi Vëllain e Madh për këtë mundësi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu