11 fakte rreth pavarësisë së Kosovës, në sa ora është shpallur pavarësia dhe kush e ka nënshkruar i pari deklaratën

Me rastin e 12 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, ju sjellim 11 fakte rreth ditës historike të 17 shkurtit 2008.

1.Pavarësia e Kosovës është shpallur me datën 17 shkurt 2008, në orën 15:39 minuta.

2.Dizajnues i flamurit dhe i stemës së Kosovës: Muhamer Ibrahimi

3.Të parët që nënshkruan deklaratën e pavarësisë së Kosovës, ishin: presidenti Fatmir Sejdiu, kryetari i kuvendit, Jakup Krasniqi si dhe kryeministri i vendit, Hashim Thaçi.

4.Shtetet e para që njohën Kosovën si shtet pas shpalljes së pavarësisë ishin: Kosta Rika, SHBA, Franca, Afganistani, Shqipëria, Turqia, Britania e Madhe etj.

5.Pergamena e vjetër 200 vjeçare në të cilën është nënshkruar deklarata e pavarësisë së Kosovës, gjendet në zyrën e kryetarit të Kuvendit.

6.Përveç pergamenës, aty gjenden edhe lapsi me të cilin vënë nënshkrimet, listat e nënshkrimeve të deputetëve pjesëmarrës në seancë, si dhe flamuri i vendosur në seancën e shpalljes së pavarësisë.

7.Muzeu i Londrës ishte ai që ia fali Kosovës pergamenën për shpalljen e pavarësisë.

8.Flamujt e parë të Republikës së Kosovës ishin shtypur në Turqi.

9.Himni i Kosovës, i kompozuar nga kompozitori Mendi Mengjiqi, për herë të parë ishte intonuar në seancën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

10.Yjet e bardhë në flamurin e Kosovës simbolizojnë komunitetet e ndryshme që jetojnë në Kosovë, harta e verdhë simbolizon pasurinë e Kosovës, ndërsa ngjyra e kaltër simbolizon Evropën.

11.Prezente gjatë seancës së shpalljes së pavarësisë të Kosovës, me transmetime direkte kishin qenë edhe mediat më të njohura botërore si: CNN, BBC etj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu