‘2 Shotsa-t e Luizit vs. ‘Edhe 2 Gota’ të Nitës, hitet e ngjashme të dy banorëve që lançohen së shpejti

Vetëm para pak ditësh, këngëtari Luiz Ejlli përfundoi eksperiencën e tij në Big Brother ku edhe fitoi çmimin e madh. Pjesëmarrja e tij bëri që ai t’i kthehej skenës dhe të punojë për projekte të reja. Pa kaluar një javë, një super lajm erdhi ditën e djeshme nga moderatori dhe aktori Donald Veshaj dhe ka të bëjë pikërisht me një këngë me Luizin. Ata publikuan një video në instagram, përmes së cilës ka paralajmëruar projektin e tyre. Kënga është titulluar ”Dy shotsa”, me sa duket Luizi po rikthehet në industrinë e muzikës sikur të mos e kishte lënë mënjanë kurrë.

Ndërkohë, këngëtarja Nita Latifi ka publikuar në InstaStory se së shpejti do të publikojë projektin e saj më të ri titulluar “2 Gota”. Ajo në fakt ka shkruar se e ka bërë të ditur që në një video live për të gjithë ata që nuk e kanë parë njoftimin e saj.

Një koecidencë midis dy ish-banorëve, të cilët në të njëjtën ditë dhe orë japin këtë lajm të rëndësishëm dhe me një ngjashmëri të madhe që në titull ( “2 Shotsa” dhe “Edhe 2 Gota”). Me tingujt e publikuar deri më tani, të dyja kanë të njëjtin vibe dhe me shumë siguri do të jenë hite në sezonin veror.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu