“20 mijë euro për një set fotografik me Oltën dhe Zhaklinën”, reagimi epik i Kiara Titos: Qyqja, Qyqja larg qoftë, jo jo me Zhakun

Kiara Tito ka rënë së fundmi pre e një ‘telefonate kurth’ ku i është kërkuar që të bëjë një set fotografik me Olta Gixharin dhe Efi Dhedhes. Moderatorja u telefonua gjatë programit “Ndryshe” dhe prezantuesja i kërkoi të bënin një bashkëpunim për një revistë e cila flet për femrat e suksesshme.

E teksa fillimisht Kiara dukej se ishte e gatshme për të bashkëpunuar, kur iu ofrua që të reakizonte dhe një set fotografik me dy ish-banoret ajo e refuzoi menjëherë.

Ajo u shpreh se një ndër arsyet ishin përplasjet dhe debatet me Oltën të cilat kaluan në një nivel personal gjatë përballjes në “Post Big Brother VIP”.

Jo jo nuk bëhet me vjen keq. Në një artikull me Oltën dhe Efin jo se kam gjë por nuk e bëj. Tani jam shumë e rezervuar bërë këto daljet dhe nuk kam interes. Ti e ke parë se çfarë ka ndodhur në Primen e kaluar që janë bërë pak bisedat personale”- tha ajo.

Mirëpo që moderatorja të binte mepatjetër pre e kurthit, asaj iu ofrua dhe një pagesë prej 20 mijë eurosh. E teksa dukej se shuma e bëri të lëkundej pak në vendimin e saj, ish-banorja përsëri u shfaq hezituese.

Sakaq asaj iu ofrua më pas dhe një opsion për të bërë foto me opionisten e BBVIP, Zhaklin Lekatarit për 50 mijë euro, të cilën Kiara e refuzoi menjëherë.

Qyqja larg qoftë, jo jo. Me Zhakun… po an gjeni ndonjë personazh tjetër”– ishte përgjigja e saj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu