2,000 anije dhe 20,000 detarë të bllokuar në Hormuz që nga 28 shkurti

Njoftimi i presidentit amerikan, Donald Trump, se SHBA-ja do të nxjerrë anijet e bllokuara në Ngushticën e Hormuzit, vjen vetëm disa ditë pasi vendet anëtare të OKB-së “dënuan me forcë” ndërprerjen e transportit global nga Irani në një takim në Londër.

Takimi miratoi një rezolutë të paraqitur nga Organizata Ndërkombëtare Detare (IMO) – një agjenci e specializuar e OKB-së që rregullon transportin detar, duke deklaruar se Irani kishte “kërcënuar” mirëqenien e detarëve, përfaqësonte një rrezik të madh për jetën dhe përbënte një rrezik serioz për mjedisin detar”.

Por pas votimit, kreu i IMO-së, Arsenio Dominguez, kërkoi që fokusi të qëndronte në ndihmën praktike për detarët.

“Do të doja të shprehja një zhgënjim për mënyrën se si po punojmë për këto çështje”, ka thënë ai.

“Nuk e shoh se si këto diskutime, procedura dhe vota i ndihmojnë 20,000 detarët që kanë mbetur të bllokuar për nëntë javë dhe 2,000 anije janë të bllokuara”.

Trumpi ka thënë se nxjerrja e anijeve dhe detarëve do të jetë një “gjest humanitar”, mirëpo Irani ka paralajmëruar se do të përgjigjet me sulm ndaj SHBA-së nëse ajo hyn në Ngushticën e Hormuzit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu