21 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Në Kosovë, sot janë shënuar 21 raste të reja me Covid-19, si dhe janë shëruar 10 persona që ishin të prekur me këtë virus, shkruan Gazeta Blic.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës bën të ditu se sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 267 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Prizrenit 19 raste (sipas vendbanimit:15 raste Prizren, 1 rast Romajë, 1 rast Lubiçevë, 1 rast Kijevë dhe 1 rast Nashec) dhe nga komuna e Suharekës 2 raste (sipas vendbanimit:1 rast Bllacë dhe 1 rast Suharekë)”.

Njoftimi i plotë:

NJËZET E NJË RASTE ME COVID-19 DHE DHJETË TË SHËRUAR!

Sot më 22 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 267 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 21 raste.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Prizrenit 19 raste (sipas vendbanimit:15 raste Prizren, 1 rast Romajë, 1 rast Lubiçevë, 1 rast Kijevë dhe 1 rast Nashec) dhe nga komuna e Suharekës 2 raste (sipas vendbanimit:1 rast Bllacë dhe 1 rast Suharekë).

Sot më 22 maj 2020, janë shëruar 10 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 782 raste.

Nga data 08 shkurt deri më 22 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 12.818 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.025 raste, me gjithsej 29 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 22 maj 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 5.263.085 raste të COVID-19 dhe 337.813 raste të vdekjes.

QYTETARË TË NDERUAR!

JU LUTEMI TË RESPEKTONI MASAT E SHPALLURA TË PARANDALIMIT NGA INSTITUTI KOMBËTAR DHE MINISTRIA E SHËNDETËSISË!
RUAJENI SHËNDETIN TUAJ!
PAKUJDESIA KUSHTON ME JETË!

AKOMA NUK KA KALUAR RREZIKU, ANDAJ

QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!
MBANI DISTANCË FIZIKE PËR SË PAKU 2 METRA!
NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

Ju faleminderit për mirëkuptim!


1 Koment

  1. Pershendetje! Ja kur do hapen kufijte pa probleme te reja nga koronavirusi, llogaritur sipas linjes fizike te Globit, ku jepen dhe datat kohore te zvogelimit dhe forrcimit te infeksionit nga Kovid-19 te cilat quhen FASHO ne terminologjine mjeksore. Teksti eshte botuar me 7.Mars.2020 ne Facebook.
    KORONAVIRUSI
    Koronavirusi eshte epidemia e radhes Boterore. U deklarua ne fillim ne Kine ne fund te janarit/2020. Terenin per t’u zhvilluar e ka ne gjithe globin por sidomos ne teritoret me vlere manjetike me te vogel nga pjesa e e pergjitheshme e siperfaqes tokes. Pra ne Kine, Itali, ne vendet aziatike dhe vullkanike. Deri tani eshte shfaqur ne 22 shtete me mbi 3000 viktima. Gjendje e frikeshme. Shteti me i prekur Kina, pastaj vjen Irani, Italia etj. Ne Itali emergjenca mbylli Shkollat, universitetet, stadiumet, kinemate. Banoreve ju dhane porosi, sidomos te moshuareve, te cilet ky grip i prek me lehte. Sipas T.Re te gjitha epidemite shfaqen nga shkaku gravitacional me vlere te demtuar, jo uniform ne siperfaqen e Tokes. Ne keto situata te moshuarit ndjejne dhimbje kockash, jo nga gripi, ne spitale mire eshte te mos kryhen operime ose te kihet kujdes se rrjedhja e gjakut eshte me e vrulleshme se rastet normale dhe mundet qe operimi mos te kete sukses. Globi perballet ralle me situate te tille dhe sipas nje studimi te ri, ne te gjitha rastet e epidemive eshte e njejta situate gravitacionale. Koronavirusi i ka te alternuara datat e infeksioneve: Me dt.6.3.2020 nderpritet forca e infeksionit, ne keto raste mikrobi nuk e ka gjallerine e infeksionit dhe paraqitet si i pergjumur. Do qendroje i tille deri me 17.3.2020 kur infeksioni paraqitet me forcen e tij deri me dt.1.4.2020 ku do nderpritet perseri dhe do qendroje i pergjumur deri ne dt.14.4.2020 kur infeksioni paraqitet perseri deri me 30.4.2020.
    Me dt.1.maj.2020 deri me dt.11.maj do mungoje forca e infeksionit, ai paraqitet i pergjumur por nuk eshte zhdukur, per te filluar prap me 12.5. 2020 por me force infektive me te vogel nga periudhat e mepareshme deri me 28.maj.2020 ku fiket dhe rri i pergjumur, prap deri me 10.6.2020 kur ai rifillon me force infective me te dobet deri me 11.korrik.2020 ku epidemia nderpritet dhe gjate muajve ne vazhdim nuk do ndihet per te filluar perseri me 12.Dhjetor.2020 deri me 10.Qershor.2021 me periudhen kulminante muajin shkurt 2021.
    KESHILLE: Te prekurit nga koronavirusi mund te konsumojne caj xhinxheri te embelsuar me mjalt. Nje qytetar anglez
    i infektuar me koronavirus shkruan ne twiter se u sherua komplet duke konsumuar mjalt ne ushqim.
    Athine 7.3.2020 Frederik Bilca
    E-mail [email protected]

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu