Një 28 vjeçar nga Indonezia, iu është nënshtruar një sakrifice të jashtëzakonshme për të shkuar në Haxh.
Mochammad Khamim Setiawan, ka udhëtuar plot 9 mijë kilometra në këmbë për të arritur në Mekke, ku edhe do ta kryej obligimin fetar që e kërkon feja myslimane, transmeton lajmi.net.
Ai u nis nga qyteti i tij i lindjes, udhëtim ky i cili i mori plot një vit kohë për t’u finalizuar.
Indonezia, Malajzia, Tajlanda, Myanmar (Burma), India, Pakistani, Oman, Emiratet e Bashkuara Arabe, ishin vendet që Mochammad kishte përshkruar në këmbë për të arritur në Arabinë Saudite.
Khamimi shpesh agjëronte gjatë ditës dhe preferonte të udhëtonte natën.
Gjatë udhëtimi ai ka fjetur në xhami dhe është strehuar në shtëpi të ndryshme, ndonjëherë duke bërë kamp edhe në pyje.
Shumë njerëz i siguruan atij ushqim gjatë rrugës.
Khamim tha se udhëtimi 9 mijë kilometra ishte mënyra e tij për të treguar nënshtrimin e plotë të tij ndaj Allahut.
Video:










