46 sekonda për të parë transformimin e sheshit “Skënderbej”. Veliaj: Punë me tre turne

Sheshi i ri “Skënderbej” do jetë gati para afateve të caktuara.

Për këtë qëllim Bashkia e Tiranës po punon me kapacitet në mënyrë që brenda verës së ardhëshme të gjithë shqiptarët të kenë sheshin e tyre.

Këtë fakt e bënë të ditur kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i cili ka postuar sot edhe një video ku në 46 sekonda pasqyrohet puna kolosale që po bëhet në transformimin e sheshit “Skëndërbej”.

“Vetëm me këtë ritëm rikuperojmë kohën e humbur. Me 3 turne në Sheshin Skënderbej për të transformuar një rrethrrotullim makinash në një hapësirë të denjë për kombin, kulturën, sportin, natyrën e familjen”, shkruan kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ai bënë të ditur se për pak ditë do të jetë gati edhe Unaza e Vogel.


14887268_184503982006108_6113267672428838912_n by gazetaexpress-shqiperi


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu