50 Cent i drejtohet Khabibit: Largohu nga UFC, unë të jap dy milionë dollarë në dorë

Khabib Nurmagomedov është sportisti më popullor momentalisht.

Pasi arriti të triumfonte në UFC 229 në Las Vegas përballë Conor McGregor, rusi doli jashtë oktagonit për ta sulmuar stafin e irlandezit.

Presidenti i UFC-së, Dana White, ka thënë për TMZ se Komiteti Sportiv i Shtetit të Nevadas (NSAC) është duke bërë një hetim dhe planifikon t’i mbajë dy milionë dollarët (1.74 milion euro) e Khabibit.

Ky do të ishte një dënim për rusin pasi ishte iniciator për eskalimin e situatës në Las Vegas.

Por tani Khabibit i ka ardhur një ofertë e mirë financiare, pasi është rep këngëtari i famshëm 50 Cent që po ia ofron dy milionë dollarë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu