53.972 qytetarë, janë verifikuar me rastin e Zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhjeve të parakoshme për kryetarë të komunave në Ohër, Novosellë dhe Dibër. Për 517 qytetarë është marrë vendim për regjistrim në Listën Zgjedhore ndërsa për 412 është marrë vendim për shlyerje, dhe për 120 është bërë ndryshim i të dhënave në Listë. Zëdhënësi i KSHZ-së Admir Shabani thotë se më 19 mars do të dorëzohet lista tek partitë politike dhe se më 29 mars do të mbyllet Lista Zgjedhore.
“Duhet të themi se Lista Zgjedhore tashmë deri më 19 mars do të dorëzohet edhe tek partitë politike të cilat do të kenë mundësinë e reagimit në të njëjtën dhe se e njeta pastaj do të mbyllet nga ana e Komisionit Shtetëror Zgjedhor me datën 29 mars. Më pas do të nënshkruhet Lista Zgjedhore nga ana e Komisionit dhe se ajo listë do të jetë që do të vendoset në vendvotimet ditën e zgjedhjeve”. theksoi Admir Shabani zëdhënës KSHZ-së
Ndërsa sa i përket Listës Zgjedhore të Diasporës, Shabani thotë se janë paraqitur 1800 fletparaqitje në formë elektronike dhe se gjatë javës që vjen do të verifikohen.
“Plotësohet akoma me fletëparaqitjet të cilat personalisht janë të dorëzuara në përfaqësitë diplomatike konzullore të RMV në shtetet tjera, ndërsa fletëparaqitjet të cilat kanë ardhur në formë elektronike janë të procesuara nga ana jonë dhe sa i përket këtij varianti të paraqitjes janë diku 1800 fletparaqitje dhe se ky numër do të verifikohet brenda javës që vjen theksoi. U shpreh Admir Shabani zëdhënës KSHZ-së
Para disa ditëve kryetari i KSHZ-së Oliver Derkovski tha se për zbatimin dhe organizimin e zgjedhjeve, do të bëjë gjithçka që nevojitet që zgjedhjet të kalojnë në mënyrë sa më të rregullt.
“Unë shpresoj se zgjedhjet do të jenë të rregullta, por kjo varet nga të gjithë aktorët në procesin zgjedhor. D.m.th. KSHZ-ja është vetëm një nga faktorët, një nga aktorët e gjithë procesit zgjedhor, për shkak se tani janë zgjedhjet presidenciale, në të cilat ka konkurrencë politike dhe kemi tre pjesëtarë të cilët kanë siguruar kushte me grumbullimin e nënshkrimeve për kandidat për president të shtetit, nga ata do të varet nëse procesi zgjedhor do të jetë i suksesshëm apo jo’’, deklaroi Oliver Derkovski, Kryetar i KSHZ-së”.
Kontrolli publik në Listën Zgjedhore zgjati nga 23 shkurti deri më 14 mars të këtij vitit. U realizua në repartet dhe zyrat e KSHZ-së dhe në 46 zyra të vendosura te njësitë e vetëqeverisjes lokale. Sipas këtij institucioni, kontrolli ka kaluar pa asnjë problem në procedurë të rregullt sipas udhëzimeve të dhëna nga KSHZ-ja. Zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 21 prill.
Video:










