8.500 vende të lira pune në Maqedoni por prapë qytetarët po ikin drejt Gjermanisë

Në tregun e punës në Maqedoni ka 8.459 vende të lira të punës, nga ku pjesa më e madhe apo 3.264 janë në grupin “punëtorë në aktivitete shërbyese dhe shitje”.

Më pas vijojnë punëtorët e grupit “teknikë dhe profesione të mesme” ku ka 1.172 vende të lira, e më pastaj “rregullues të makinave”, me 1.221 vende të lira. 858 vende të lira të punës ka edhe për shërbëtorë. Sipas Entit Shtetëror për Statistika, shkalla e vendeve të lira të punës është 1.67%, ndërsa shkalla më e madhe e vendeve të lira të punës ka sektori i “shërbimeve administrative dhe aktivitete ndihmëse” që është 5.08%, derisa shkalla më e vogël është në sektorin e “furnizimit me energji elektrike, gaz, klimatizim”, kë është 0.21%. Shkalla më e madhe të vendeve të lira të punës me 2.44% kanë firmat me tre deri në 9 punëtorë.


3 KOMENTET

  1. MK nuk esht shtet i popullit ai esht shtet veq per politikanet skeni shka lypni aty kejt hikni le te bejn politik vet
    Krejt krejt me dal jasht
    Edhe kroacia bulgaria jan ne EU po ska rini ne kto shtete krejt jasht jan
    Edhe nqof se MK ne EU hin prap ka kriz ne ket vend tjeni te sigurt po ma mir me vakt hikni krejt

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu