80-milionëshi ka dyshime për Barcelonën, tani dëshiron t’i bashkohet Ronaldos

Sfidat e merkatos mes Juventusit dhe Barcelonës ndërthuren vetëm te Paul Pogba. Matthijs De Ligt është në radarët e të dyja klubeve. Madje, sipas katalanases “Sport”, bardhezinjtë janë tani në “pole position” për nënshkrimin e mbrojtësit të ri të Ajax, i cili dukej se ishte një hap larg blaugranëve.

Përfaqësues të kampionëve spanjollë dhe menaxheri i lojtarit janë takuar tashmë, por ka ende disa distanca për t’u rikuperuar mes palëve. Gjithashtu, sipas gazetës katalanase, qendërmbrojtësi holandez ka frikë se nuk gjen hapësira aktivizimi te Barça, ndaj është gati të presë oferta të tjera.

Deri më tani, më e mira duket se është ajo e Juventusit, që ka gati 80 milionë euro për holandezin e talentuar. Një shifër e tepruar për katalanasit, të cilët janë të përqendruar në një një tjetër talent të ri të Ajax, mesfushori De Jong.

Juventusi, në anën tjetër, e ka piketuar De Ligt për rinovimin e një mbrojtjeje, që ka shtylla të saj në qendër veteranët Chiellini, Bonucci dhe Barzagli.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu