30 fëmijë, nën 3 vjeç të masakruar në një shtëpi në Çamëri

Burimet historike të historianëve, dëshmitarëve okularë dhe ushtarakëve grekë janë të tejmbushura me prova dhe dëshmi të masakrës që përjetuan shqiptarët e Çamërisë. Gjithmonë e më shume burime pohojnë gjithashtu se oficerët britanikë e përkrahën Zervën t’i debonte çamët nga shtëpitë e tyre. Koloneli Chris Woodhouse njëkohësisht shefi i misionit ushtarak britanik në Greqi raporton:

“I inkurajuar nga Misioni i Aleatëve e drejtova Zervën t’i dëbonte çamët nga shtëpitë e tyre.” (Miranda Vickers, The Cham Issue)
I njëjti oficer shkruan sërish në një raport zyrtar në 1945:

“Çamët e meritonin atë që pësuan, por metodat e Zervës ishin shumë brutale.” (PRP/FO, 371/48094)
Por, ajo që është më e tmerrshme është një dëshmi e kolonelit grek të ELAM-it, Nikos Ziangos, i cili raporton një nga masakrat masive që ju bë fëmijëve të mitur në Çamëri. Historiani dhe koloneli grek i ELAM-it, Nikos Ziangos në librin e tij: “The Muslim Chams of Epirus (Οι Μουσουλμάνοι Τσάμηδες της Ηπείρου)” (1923-2000), IMXA, Thessaloniki, ribotuar në vitin 2004, në faqen 259 thotë:

“Gjatë masakrës në qershor në 1944 në një shtëpi në Paramithi u masakruan 30 fëmijë nën 3 vjeç….”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu