BDI shkel ligjin, shfrytëzon shkollat dhe çerdhet për fushatë (VIDEO)

Sektori civil dhe organizatat monitoruese të zgjedhjeve janë shprehur të tronditur nga pamjet e publikuara dje në Televizionin Shenja ku kandidatet femra nga radhët e BDI-së bëjnë fushatë në shkolla të mesme dhe çerdhe të fëmijëve edhe atë jo vetëm në objekte por edhe në prani të fëmijëve të moshës 3-4 vjeçare. Ndërkaq nga Ambasada e Fëmijëve “Megjashi” thonë që do ta shqyrtojnë rastin, ndërsa janë decid se veprimet e këtilla janë rreptësisht të ndaluara. Nga Iniciativa Qytetare “Civil”, e cila monitoron fushatën dhe zgjedhjet, thonë që ky rast duhet që urgjentisht të sanksionohet dhe bëjnë apel të reagojnë institucionet kompetente. Veprimet e këtilla, thonë nga Civil, janë reptësisht të ndaluara.

Nga Ambasada e Parë e Fëmijëve “Megjashi” nuk deshën të komentojnë rastin të cilin thanë se do ta shqyrtojnë këto ditë, por ata ishin decid se keqpërdorimi i fëmijëve në fushatë ndalohet jo vetëm me ligjet vendore, por edhe me konventa ndërkombëtare.

“Mbrojtja e fëmijëve dhe të drejtat e tyre, përfshirë këtu edhe mbrojtja e fëmijëve nga keqpërdorimi politik është definuar në disa dokumente juridike. Akti më i lartë jurudik ndërkombëtar me të cilin është garantuar mbrojtja e fëmijëve është Konventa e të Drejtave të fëmijës e miratuar nga OKB, dhe nënshkruese e sajë është edhe Maqedonia, prandaj edhe duhet ta respektojmë. Deklarata për mbrojtjen e fëmijëve nga keqpërdorimi dhe manipulimi politik i sjellë nga Kuvendi i Maqedonisë është po ashtu një prej dokumenteve me të cilët rregullohen të drejtat e fëmijës. Prandaj, Megjashi u bën apel të gjitha partive politike që t’i respektojnë të drejtat e fëmijëve” , deklaroi Katerina Koneska, “Megjashi.

Përndryshe, dje në një nga faqet e shfrytëzuara nga BDI në Facebook u postuan fotografi të kandidateve femra për deputetë në njësinë e gjashtë zgjedhore në takime në shkolla të mesme dhe çerdhe të fëmijëve në Tetovë. Vetë postuesi konfirmon se këto pamje janë në kuadër të fushatës parazgjedhore.


Pamjet e TV SHENJA-s për fushatën me fëmijë të… by tvshenjaofficial


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu