Zaev: Nuk ka shtet pa u zbardhur “Monstra” dhe “Kumanova”

“Nuk mund të jemi shtet deri sa nuk merret vesh e vërteta për masakrën e “Smillkovës”, të zbulohet e vërteta për vdekjen e Martin Neshkovskit dhe Nikolla Mlladenovit, e vërteta për “Kumanovën”. Çdo shtet e ka për detyrë ta gjejë të vërtetët dhe ta vendos drejtësinë, asnjëherë më të mos kemi padrejtësi”, ka deklaruar sonte Zaev në tubimin partiak në Ohër, transmeton Zhurnal.

Zaev paraljmëroi pushtetorët se nuk do të mund t’i ikin drejtësisë dhe jo vetëm kaq, por do t’i kthejnë të gjitha paratë e vjedhura, ndërsa te “Porta triumfale” do të vendosin një matës i cili do të regjistrojë të gjitha paratë e konfiskuara.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu