SHBA, BE dhe NATO i ofrojnë ndihmë shtetit turk

Viti i ri ka nisur me viktima në shtetin turk. Sulmi është dënuar nga SHBA, NATO si dhe Federica Mogerini, përfaqësuese e lartë e BE-së.

“I ofrojmë ndihmën tonë shtetit turk në kërkimin e autorëve. Solidarizohemi me popullin turk dhe i shprehim ngushëllimet tona”, ka përcjellur fjalët e presidentit të SHBA-së, Barack Obama, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Rric Schultz.

Gjithashtu ka reaguar edhe Fedrica Mogherini, përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, ka ofruar ndihmën e BE-së dhe ka dënuar sulmin terrorist në shtetin turk.

“Viti 2017 filloi me një sulm terrorist në Stamboll. Ne do të vazhdojmë të punojmë për të parandaluar këto tragjedi”, ka shkruar Mogherini në Twitter.

“E dënojmë fuqishëm sulmin terrorist që morri jetët e para në shtetin turk”, ka thënë Jens Stoltenberg, sekretari i përgjithshëm i NATO-s./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu