A do futet Donaldi sërish në BBV? Romeo shuan të gjitha dyshimet!

Dy vëllezërit Veshaj do jenë sërish bashkë në krye të emisionit ‘Më lër të flas’.

Edhe pse tërhoqën vëmendje me spotin e parë të emisionit, ku shfaqej Romeo i cili tregonte se do ishte i vetëm në moderim, sot u zbuluan prapaskenat, e pjesë e saj shihet të jetë edhe Donaldi.

Ai qëndron i ulur te regjia, duke i hequr zërin Romeos, i cili moderon i vetëm në skenë. ‘Më lër të flas’- i thotë në fund Romeo, vëllait të tij.

E pra, spoti i parë e mori vëmendjen që donin për nisjen e programit të tyre. Tashmë s’ka asnjë dyshim, që Donaldi dhe Romeo do jenë sërish në krye të programit, e që asnjëri nuk do largohet nga ekrani.

“S’të lë njeri rehat ta shijosh suksesin vetëm. S’ta do njeri të mirën sot”– shkruan Romeo në Instagram.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu