Juventusi ka disa dilema para sfidës çerekfinale ndaj Ajaksit në Champions League.
Megjithatë, optimizmi për të parë nga minuta e parë e ndeshjes në fushë Kristiano Ronaldon është rritur.
Portugezi nuk luan prej dy javësh, pasi pësoi një dëmtim në ndeshjen e Kombëtares së Portugalisë.
Megjithatë, CR7 ka rikuperuar në kohë dhe duket se do të udhëheqë ekipin në fushë në kompeticionin më të rëndësishëm.
Megjithatë, ajo që shqetëson tashmë ambientin bardhezi është dëmtimi i mesfushorit Emre Xhan.
Turko-gjermani u dëmtua në ndeshjen ndaj Milanit, ndërsa u detyrua të linte para kohe fushën e lojës.
Gjithsesi, Juvensusi duket gati për këtë ndeshje të rëndësishme.










