A do të shpëtojë bota nga uria? Tetë anije hyjnë në Detin e Zi për të rifilluar transportin e grurit

Çlirimi i ishullit të gjarpërinjve nga forcat ukrainase duket se ka bërë të mundur një zgjidhje për transportin e drithrave që kanë mbetur të bllokura. Marina e Ukrainës ka thënë se tetë anije hynë në Danub, kanalin e Detit të Zi për të transportuar grurë ukrainas përmes Rumanisë në mes të një krize ushqimore të shkaktuar nga bllokada ruse e Detit të Zi.

Fatkeqësisht, shumica e porteve të vendit tonë mbeten të mbyllura dhe disa janë të pushtuara”, tha marina ukrainase.

Ata shtuan se Rusia po përpiqet të manipulojë informacionin në lidhje me gjestet e saj të vullnetit të mirë për të zhbllokuar eksportin e lëndëve të para të Ukrainës nga deti.

Ndërkohë, një takim mes deklegacioneve ushtarake nga Turqia, Rusia dhe Ukraina do të takohen me një delegacion nga Kombet e Bashkuara për të diskutuar eksportin e sigurt të grurit ukrainas.

Lexo edhe: Si mund ta pengojmë planin e Rusisë për të shkaktuar një krizë ushqimore globale Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar ka bërë me dije se takimi do të mbahet në Stamboll gjatë ditës së mërkurë (13 korrik).

Lufta në Ukrainë ka shkaktuar një krizë botërore të ushqimeve. Vendi i goditur nga lufta është ndër eksportuesit më të mëdhenj të grurit në botë. Pas pushtimit rus reth 20 milionë tonë grurë kanë mbetur të bllokuara në Ukrainë.

Moska e ka mohuar vazhdimisht që të jetë përgjegjëse për krizën e shkaktuar e po ashtu ka mohuar akuzat nga Kievi se është duke vjedhur grurë ukrainas. Sipas raporteve të Ukrainës, Rusia ka vjedhur rreth 600 mijë tonë grurë.

Nga ana tjetër, Turqia është shprehur vazhdimisht e gatshme të ndërhyjë për të zgjidhur krizën e drithit.

Një ditë më parë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensy pati një bisedë telefonike me homologun e tij turk, Rexhep Tajip Erdogan, gjatë së cilës ata diskutuan rëndësinë e zhbllokimit të porteve të Ukrainës dhe rifillimin e eksporteve të grurit.

Rezultatet e kësaj bisede pritet të finalizohen në takimin katër palësh të 13 korrikut, me pritshmërtinë për të rifilluar dërgimin e sigurt të drithit, që pret në portet e Ukrainës, në tregjet ndërkombëtare përmes detit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu