A do të shtrenjtohet taksa rrugore? Përgjigjet ministri Boçvarski

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski në konferencën e sotme për shtyp tha se çmimet në pikat pagesore për momentin do të mbesin të pandryshuara, përcjell TV21.

“Në këtë moment nuk kemi bërë analiza shtesë se në cilën drejtim do të shkojnë çmimet, e shihni se në rajon siç e përmendët, në disa shtete çmimet në pika pagesore janë rritur, te ne çmimet mbeten të njëjta në këtë moment”, tha Boçvarski.

Ndryshe, nga ndërmarrja “Rrugët Shtetërore” njoftuan se këtë vit, deri në muajin nëntor janë mbledhur gati 49 milionë euro nga pikat pagesore, përcjell TV21.

“Në vitin 2022, deri në muajin nëntor, qarkullimi nga mbledhja e pagesave është realizuar në vlerë prej 3.011.234.374,00 denarë (tre miliardë e njëmbëdhjetë milionë e dyqind e tridhjetë e katër mijë e treqind e shtatëdhjetë e katër denarë) ose 48.936,161 euro”, thonë nga Rrugët Shtetërore.

Gjatë vitit të kaluar, sipas N.P. “Rrugët Shtetërore” nga pikat pagesore janë mbledhur mbi 46 milionë euro.

“Në vitin 2021 është realizuar qarkullim i përgjithshëm (për 12 muaj) i arkëtimit të taksës në vlerë prej 2.853.668.990,00 denarë (dy miliardë e tetëqind e pesëdhjetë e tre milionë gjashtëdhjetë e tetë mijë e nëntëqind e nëntëdhjetë denarë) ose 46.401.122 euro”, thonë nga N.P. “Rrugët Shtetërore”, thonë nga N.P. “Rrugët Shtetërore”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu