A do t’i bashkohet Fatmir Dehari “grupit të zjarrit” pas kritikave të ashpra ndaj ministrave të BDI-së?! (VIDEO)

Përvec pjestarëve të “grupit të zjarrit” pakënaqësi nga puna e zyrtarëve të BDI-së në ekzekutiv ka shprehur edhe kryetari i komunës së Kërçovës Fatmir Dehari. Gjatë një emisioni në TVM2, Fatmir Dehari është shprehur shumë i zhgënjyer nga Qeveria dhe në veçanti nga ministrant e BDI-së për zvarritjen e punimeve për ndërtimin e Spitalit të Kërçovës. Dehari, ka përmendur ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, i cili është nga Kërçova, për të cilin ka thënë se nuk është i zëshëm për zgjidhjen e këtij problemi.

Poashtu, kryetari i Kërçovës, ka kritikuar Qeverinë dhe zyrtarët e BDI-së edhe për mosmbajtjen e premtimeve për ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër. Këto kritika në adresë të ministrave të BDI-së, Dehari i ka bërë disa ditë para publikimit të letrës së “grupit të zjarrit”, në të cilën zyrtarë të lartë të BDI-së, kërkuan shkarkimin e ministrave të kësaj partie nga Qeveria.

“Është spitali i qytetit që është një histori në vete që ndërtohet rreth 20 viteve. Unë jam dëshmitarë prej 9 vitesh prej kur jam në krye të Komunës. Një nga projketet apo objeketet më të rëndësishme të qytetit që kanë të bëjë me shëndetin e njeriut… Kanë kaluar disa qeveri. Unë jam pjesë e këtyre qeverive, në kuptimin e koalicioneve partike, shpesh herë goditemi, por nuk është kompetencë komunale, por është kompetencë e ministrisë së Shëndetësisë, kompetencë qeveritar, ka mjete financiare të shpërndara dhe nuk kemi realizim.

Kjo është një nga arsyet që pavarësisht asaj që Fatmiri është pjesë e strukturës e cila është në Qeveri, BDI, po nuk e zbeh zërin e thirrjes për realizimin e këtij projekti. Unë i ftoj, jo vetëm ministrinë e Shëndetësisë që disa muaj më parë ishte për ta vizituar dhe për të qenë i sinqertë nuk e kam ngarkuar sepse sapo ishte zgjedhur, por tani po kalon gati 1 vit dhe nuk ka asnjë veprim për realizimin e punimeve në atë objekt. Por, nga Kërçova ka edhe ministër që është Kreshniku, që duhet të jetë më i zëshëm drejt realizimit të atij objekti tepër të rëndësishëm, por edhe mbarë Qeveria. Nuk dua të kursej asnjë sepse dua të kursej jetën e qytetarëve dhe çdo njeri i vetëdishëm për këtë objekt, për spitalin e qytetit, e keqja e gjithë kësaj është që mjetet financiare ekzistojnë, janë ndarë, kanë përfunduar të gjitha procedurat për realizim të këtij objekti dhe situate qendron në status-kuo. Nuk do ta ndalë zërin drejtuar qeverisë, s’do ta ndalë në asnjë mënyrë, ndoshta në të ardhmen edhe me masa tjera bashkë me ata që me rrethojnë në punë dhe brenda atij qyteti, por edhe në strukturën politike që ky objekt kaq vital dhe i rëndëishëm i qytetit të jetësohet. Një problem tjetër për komunën tonë, është ndërtimi i autostradës Kërçovë-Ohër. Kjo është një histori në vete. Nuk mund ta zbehë si problem, përkundrazi, ndoshta është dashur edhe më herë që ta ngre zërin edhe pse janë munduar në mënyrë të drejtpërdrejtë me institucionet përkatëse. Janë 8 vite. Pra filloi realizimi i këtij projekti në vitin 2014 dhe dinamika e paraparë ishte për katër vite. Tani jemi 8 vite pas dhe nuk e di edhe për tetë vite tjera ndërsa rritja e pritshmërive tjera të drejtorit aktual Ejup Rustemi është se do të përfundojë në vitin 2023, fatkeqësisht në vitin 2023 nuk ka as sinjale që mund të realiziohet, kjo rrugë që do të ishte në shërbim të qytetarëve”, ka thënë kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, gjatë një interviste në TVM2.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu