A e dinit se ylli i muzikës greke Nikos Vertis ka rrënjë shqiptare?

Këngëtari i njohur grek, Nikos Vertis, do të zhvilloj sot në orën 19:00 një koncert madhështor në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Me një karrierë mjaft të suksesshme, në mbarë botën, ai është i njohur sidomos për hitin “Thelo na me nioseis”, por edhe për koncertet e tij në shumë vende të botës.

Por a e dinit lidhjen e veçantë që këngëtari ka me Shqipërinë? Në fakt mbiemri i tij i vërtetë është Arvanitidhis, Vertis është mbiemri artit, gjë që tregon se kengëtari ka rrënjë shqiptare, pasi gjyshi i tij është arvanitas.

Teksa u prit nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ky i fundit zbuloi një “sekret”, kur tha se emri i vërtetë i Vertis është Nikos Arvanitidis, është arvanitas nga gjyshi me origjinë.

Erion Veliaj: “Ajo që nuk dini për Nikon është se emri i tij i vërtetë është Nikos Arvanitidhis Nukos Vertis është emri i artit. Për të gjithë arvanitasit dhe për të gjithë ata që njohin historinë e shqiptarëve të Greqisë edhe mbiemri yt është një kujetsë që ka më shumë gjëra që na bashkojnë, se sa na ndajnë”– tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu