A ka hatër mbetje? Jori e zhgënjyer, ka dy fjalë për Kiarën

Modelja Jori Della ka zbuluar më shumë sa i takon marrëdhënies së saj me Kiarën jashtë shtëpisë.

Jori ka qenë e ftuar në një emision televiziv ku përpos vetes apo planeve të reja që do bëjë në të ardhmen, është pyetur për Kiara Titon, por modelja ka folur me rezerva. Jori pranon se ajo i ka shkruar për dashamirësi por përgjigjet e Kiarës kanë qenë pak të ngurta çka të bën të dyshosh se ka hatërmbetje ndaj saj.

Pyetje: Po me Kiarën a ke folur?

Jori: Me Kiarën, i kam shkruar ca gjëra, më është përgjigjur çik kështu… Nuk kemi fol shumë sinqerisht.

Pyetje: Ka ndonjë hatërmbetje?

Jori Della: Nga ana ime jo, absolutisht jo.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu