Abramovich do ta shesë Chelsean për dy miliardë e gjysmë funte

Presidenti i klubit londinez Chelsea, Roman Abramovich, ka vendosur ta shesë klubin e tij që e bleu para një dekade e gjysmë.

Për këtë ai i ka caktuar dhe një çmim “bluve”.

Çmimi do të jetë hiq më pak se dy miliardë e gjysmë.

Vendin e manjatit rus pritet ta zë njeriu më i pasur në Britaninë e Madhe, Jim Rattclife, pronari i Lozanës dhe njëkohësisht njeriu më i pasur në Britaninë e Madhe, i cili ka siguruar fitime të jashtëzakonshme financiare me kompaninë “Ineos”.

Ratcliffe, prej kohësh e ëndërron marrjen në pronësi të një klubi në Premier League, e ideja e tij është që të marrë në dorëzim pikërisht çelësat e ekipit nga “Stamford Bridge”, nga manjati rus Abramovich.

Britaniku 66-vjeçar, që përpara pak kohësh bleu edhe “Team Sky” në çiklizëm, ka një pasuri prej më shumë se 21 miliardë paund dhe asnjëherë nuk e ka fshehur interesin për Chelsean,shkruan skysports përcjellë Klan Kosova.

“Kam në pronësi një skuadër të vogël në Zvicër. Lozana përfaqëson një eksperiencë që na lejon të mësojmë shumë”, mësohet të ketë deklaruar Ratcliffe. “Është si të mësosh notin në ujë”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu