Ademi: S’kemi kohë të merremi me zhvillimet brenda ASH-së (VIDEO)

Bashkimi Demokratik për Integrim nuk i komenton zhvillimet brenda Aleancës për Shqiptarët pas rezultateve të dobëta që shënoi opozitare në zgjedhjet për Këshillin komunal në Tetovë, e që pësuan dorëheqjen e kreut të ASH-së, Ziadin Sela dhe koordinatores së grupit parlamentar të këtij subjekti, Ilire Dauti.

Shefi i grupit parlamentar të BDI-së, Arbër Ademi, tha sot se partia të cilës i takon ai, nuk ka kohë të merret me zhvillimet brenda ASH-së.

“S’kemi patur kohë të merremi më zhvillimet e brendshme të Aleancës. Ne merremi me BDI-në dhe rritjen e partisë tonë në terren dhe përfitimin e mbështetjes më të madhe të qytetarëve, duke u dëshmuar si një forcë politike serioze që atë që e premton edhe e realizon. Kështu që ai është zhvillim i brendshëm dhe s’kemi patur kohë të merremi me të”, tha shefi i grupit parlamentar të BDI-së, Arbër Ademi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu