Administratorja shqiptare e ka inçizuar shefin e saj, duke i bërë presion të shkojë në tubimin e BDI-së

Një vajzë nga Shkupi, e punësuar te një ministri që udhëhiqet nga ministër prej radhëve të BDI-së, e ka inicizuar me celular shefin e saj duke e urdhëruar sonte të marrë pjesë në tubimin partiak të BDI-së në Çair.

Në incizimin që kjo administratore e solli në redaksinë tonë, dëgjohet shefi i saj duke i thënë që patjetër të marrë pjesë në tubim. Ai poashtu e urdhëron që në vendin ku do të mbahet tubimi të arrijë 30 minuta para kohës, sepse atëherë do të grumbullohen bashkë të gjithë të punësuarit në ministrinë përkatëse dhe do të lexohen emrat e të punësuarve nëse janë prezentë, transmeton Lajm.

Administratorja nuk dëshiron të marrë pjesë në këtë tubim, sepse nuk është simpatizuese e BDI-së, por edhe frikohet se mund të ndodhë ndonjë incident ose sulm, dyshime që i janë ngjallë pas prezencës së forcave të mëdha policore që siguruan kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti në Kumanovë.

Ata që do të mungojnë, nuk dihet se çka do të ndodhë me ta, u është thënë shqiptarëve të punësuar në këtë ministri.

Administratorja refuzoi sugjerimin që incizimin ta dërgojë incizimin në polici, por thotë që ndoshta do të ishte e gatshme ta dërgojë në Prokurorinë Speciale.

Nisur nga rrëfimi i kësaj vajze, disa gazetarë nga mediume të pavarura shqiptare sonte do të organizohen dhe do të shkojnë në vendin ku mbahet tubimi i BDI-së në Shkup. Ata do të shpërndahen në hyrjet e sallës ku mbahet tubimi dhe me kamera të fshehta do t’i incizojë përfaqësuesit e kësaj partie, duke kontrolluar eventualisht prezencën e të punësuarve në administratë. Nëse eventualisht bëhet ndonjë incizim i tillë, ato do të publikohen në ndonjë prej mediumeve në Kosovë ose Shqipëri, si dhe në rrjetet sociale./Lajmpress


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu