Afrim Gashi e Zeqirija Ibrahimi në ndihmë të banorëve të Hasanbegut

Sekretari Gjeneral i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi dhe nënkryetari i kësaj Lëvizje, Zeqirija Ibrahimi kanë qëndruar me banorët e zonave të prekura nga vërshimet në Shkup, si në Hasanbeg e Haraçinë.

Gashi edhe vetë jeton në Hasanbeg, siç mësohet që në çastet e para të vërshimeve ai ka qenë në teren për t’i ndihmuar banorët brenda mundësive, gjë të cilën e ka bërë edhe sot së bashku me Ibrahimin, dhe aktivistë të tjerë lokal të BESËS në Hasanbeg.

Anëtarët e lartë të Lëvizjes BESA kanë refuzuar kategorikisht fotografitë, pasi ata kanë thënë se aty janë për të ndihmuar dhe solidarizuar me banorët, e jo për t’u bërë dikush fotografi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu