Afrimi Muçiqi tregon për dasmën e djalit të kryeministrit dhe për duetin me Shyhrete Behlulin (VIDEO)

Afrim Muçiqi ka kënduar në dasmën e djalit të kryeministrit Isa Mustafa, Besnikut.

Në emisionin “Një kafe me Labin”, këngëtari ka shpalosur momente nga jeta dhe karriera e tij. Ndër tjerash ka treguar edhe rreth atmosferës në dasmën e djalit të kryeministrit të Kosovës, ku ka kënduar.

Ai ka folur rreth çmimit se sa është paguar: “I kapshëm për ata të cilët duan të bëjnë rezervime, te Isa nuk kemi marrë shumë, nuk është ndonjë shumë ku ta di çfarë”, ka thënë ai.

besnik
Çifti i ri, Edita Bajrami dhe Besnik Mustafa.

Ndërkohë, Muçiqi ka treguar se është duke punuar për një potpuri me këngëtaren e njohur, Shyhrete Behluli.

Sa i përket profesionit të muzikës ai ka thënë se nuk do ta kishte ndërruar kurrë.

“Po, nuk e kisha ndërruar përfundimisht, janë be disa vite edhe tash është bërë edhe profesion me të cilin e mbaj familjen, nuk ka profesion me të mirë edhe nuk ka profesion ma të keq”, është shprehur Afrimi duke shtuar se prapëseprapë anon nga profesioni i mirë. /21Media/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu