Ahmeti: Sa më shumë që grumbullohen kundër BDI-së, aq më shumë rritet BDI

Kreu i integristëve, Ali Ahmeti në fjalimin e tij vjetor komentoi edhe deklaratat e fundit të disa partive maqedonase kundër Bashkimit Demokratik për Integrim. Ahmeti thotë se qytetarët nuk duhet të kenë frikë për rrugën evropiane të vendit.

“Dua të citoj Rusveltin ‘të vetmen gjë që duhet të ia kemi frikën, është vetë frika’, BDI frikën e ka vrarë, BDI është paraqitur guximshëm me projektet me vizionet që i ka, dhe të gjitha ata që i thash më sipër, nuk kanë nevojë as partitë politike maqedonase, as grumbullimet tinzare që bëhen se si të luftohet BDI, unë u them të gjithë atyre, sa më shumë që grumbullohen, aq më shumë rritet BDI.

Por ama nuk duhet frksuar se ne të ardhmen e kemi në Evropë, nuk duhet friksuar për ndryshimet kushtetuese që na presin. Nuk duhet friksuar në projektimet që bëhen si në infrastrukturë”, tha mes tjerash Ahmeti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu