Ahmeti thotë se është koha për cilësi: Të mos ndahemi në shqiptarë e maqedonas

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në fjalimin e tij për fundvit tha se është koha që vendi të përkushtohet në cilësi.

Ahmeti thotë se duhet të krijohet një front evropian, ku nuk do të ketë ndarje në shqiptarë dhe maqedonas.

Ne bashkë kemi punuar, bashkë do të punojmë por duhet tani më të përkushtohemi te cilësia, si në organizimin tonë politik, tek cilësia në arsim, tek cilësia në shëndetësi, tek cilësia në infrastrukturë, të forcohemi e të bashkohemi, të forcojmë unitetin në BDI, të mendojmë më shumë për krijimin e një fronti për Maqedoninë evropiane, jo të paralizohemi dhe të ndahemi në shqiptarë e maqedonas, por të marrim guxim dhe ta heqim frikën prej njëri-tjetrit, ky front duhet ndërtuar”, tha mes tjerash Ahmeti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu