Ahmeti “vendos” vijat e kuqe: Nuk ka partneritet me ne, nëse jeni kundër integrimit në BE dhe nuk e pranoni pavarësinë e Kosovës

Duke folur për krizën politike, ekonomike që ka shkaktuar agresioni rus në Ballkanin Perendimorë dhe dhe mbështetjen që Rusia e ka nga një pjesë e qytetarëve e partive politike Ahmeti tha se me BDI-ja asnjëherë nuk do të lidhë parnteritet me një parti ose grup të caktuar i cili është kundër integrimit të Maqedonisë në Bashkimin Evropian.

“Nuk mund të ketë partneritet me ne ajo forcë e cila është kundër Marrëveshjes së Ohrit, kundër Marrëveshjes së Prespës, kundër marrëveshjes për fqainjësi të mirë me Bullgarinë është kundër pavarësisë së Kosovës. Për fat të keq tani, partia më e madhe opozitare, VMRO-DPMNE i merr në partneritet dhe në tubime, parti të cilat tërësisht janë të angazhuara kundër konceptit dhe filozofisë tonë dhe kundër të gjitha këtyre marrëveshjeve të cilat i përmenda”, tha Ahmeti

Shtoi se Rusia për qëllimet e veta do i mbajë aktive dhe të ndezura të gjithë njerëzit dhe organizatat që i ka në Maqedoni po edhe rajon po edhe në botë derisa sipas Ahmetit ti realizojë qëllimet e veta.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu