Ai i verbër ndërsa ajo nuk ecën, çifti i veçantë ngjit majat e botës

Ata janë një çift mjaft i veçantë udhëtarësh nëpër botë. Ai është i verbër dhe nuk mund të shikojë për shkak të glaukomës, ndërsa ajo nuk ecën dot pasi është prekur që në fëmijëri nga spina bifida dhe është detyruar të rrijë në karrocë me rrota.

29 vjeçarja Melanie Knecht dhe 42 vjeçari Trevor Hahn, dy miq të lindur në Colorado, me sa duket, nuk ndalen para asnjë gjëje. Duke u bashkuar nga pasioni që kanë për malet, ata kanë vendosur të shëtisin bashkë botën.

Për ata që pyesin se si mund t’i përballojnë vështirësitë me të cilat hasen, Melanie thotë:

“Unë jam sytë dhe veshët e tij, ndërsa ai është kthyer në këmbët e mia”.

Melanie dhe Trevor, që të dy nga Fort Collins (Colorado), u takuan për herë të parë gjatë një kursi boksi dhe pak më vonë në një kurs për zvarritjen në shkëmbinj.

Aty nisën të flisnin me njeri-tjetrin dhe të tregonin vështirësitë me të cilat përballeshin në jetën e tyre.

Më pas një ditë, Melanie i tregoi Hahn pasionin e saj për kamping dhe në atë moment 40-vjeçarit i lindi ideja që ti përballonin mangësitë e tyre së bashku.

Në fillim ata nisën të bënin shëtitje të vogla në natyrë dhe më pas gradualisht të kalonin në shtigje gjithnjë e më të vështira, deri në sfidën e kësaj vere, ku ngjitën një mal 4 mijë metra të lartë.

Aventura e tyre do të ndahet gradualisht në Instagram, ndërkohë që Hahn thotë:

“Jam shumë i lumtur që mund të ndihmojë dikë që të provojë diçka që unë e kam provuar për gjithë jetën. Pjesa më e bukur është që e bëj të buzëqesh, kjo gjë më frymëzon”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu