Ajdari: Pushtetarët e BDI-së po i ushqejnë familjet me gjakun e shqiptarëve

“Veç le ta dijnë këta politikanët – pushtetarët shqiptar, se janë duke i ushqyer familjet e tyre me gjakun dhe lotët e shqiptarëve”- deklaroi në emisionin Arena të telivizionit SHENJA, Bedri Ajdari, njëri nga familjarët e shqiptarëve të arrestuar në rastin “Monstra”. Lidhur me këtë deklaratë është prononcuar Adnan Azizi nga Lëvizja Besa, duke u shprehur i bindur se pushtetarët VMRO-BDI edhe nëse arrijnë t’i shpëtojnë akuzave të prokurores Fatime Fetai, nuk do të munden t’i shpëtojnë dënimit të zotit.

“Rrëfimi i dhimbshëm i rasteve Monstra, Sopoti, etj dhe përjetimet e vuatjet e llahtarshme që përjetuan djemtë e pafajshëm shqiptar dhe familjet e tyre do të jenë dëshmia e gjallë dhe më e madhe për terrorin sistematik që përjetuan shqiptarët nga padrejtësia, montimi dhe dhuna e këtij pushteti gjatë qeverisjes VMRO-BDI. Nuk kam dyshimin me të vogël se të gjithë ato shqiptarë që kanë dëgjuar rrëfimin e mbrëmshëm e kanë përjetuar si një plagë në ndërgjegjen e tyre dhe një ndjenjë faji, Ndoshta shumëkush i ka bërë vetes pyetjen Si ka mundësi që shoqëria shqiptare të lejojë që ti ndodhin akte kaq poshtëruese, duke i mbajtur në burgjet e regjimit kaq shumë vite djemtë e pafajshëm, pasi ndaj tyre asnjëherë nga askush nuk u gjend një provë e vetme që do ta dëshmonte fajësinë e tyre. Shqiptarët e vetëm që në mbrëmje ushqyen vetën dhe familjet e tyre me gjakun e të burgosurve dhe lotët e familjarëve të rasteve të montuara janë përfaqësuesit shqiptar, që nuk kanë ndërrmarrë, nuk ndërmarrin asgjë për të parandaluar këto fatkeqësi njerëzore, por përkundërazi angazhohen që këto raste të mos zbardhen, duke mos votuar ligjet e kërkuara nga Prokuroria Speciale Publike. Ata mund ti bishtnojnë akuzave dhe drejtësisë së prokurores Fatime Fetai por nuk mund ti shpëtojnë kurrë mallkimin të Bedri Hajdarit”, thekson Azizi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu