Akademia e Shkencave të Maqedonisë nuk pranon ekspertin evropian Pribe, në vend të tij pranon serbin Kostiq

Akademia Maqedonase e Shkencave dhe Arteve ka refuzuar të pranojë për anëtar të saj ekspertin evropian, Rajnard Pribe, i cili është një nga udhëheqësit e ekipit për zbatimin e reformave në Maqedoni. Ai kohë më parë ishte propozuar si kandidat për anëtar të jashtëm, mirëpo Kuvendi i AMSHA nuk e ka votuar atë, informon INA.

Ky lajm është konfirmuar edhe për Makfax nga kreu i lartë i Akademisë, duke thënë se propozimi nuk ka kaluar në Kuvend, ku shumica ka votuar kundër. Pribe ishte propozuar si anëtar i jashtëm apo anëtar jashtë ekipit të punës.

Ndërsa votat i ka marrë akademiku serb Vladimir Kostiq në cilësinë e njejtë i propozuar sikur Pribe. Përveç tij, kuvendi i AMSHA ka votuar si anëtar nderi edhe artistin e njohur shqiptar Omer Kaleshi.

Pribe njihet si eksperti më i mirë evropian për sudnimin e së drejtës dhe është një nga ekspertët udhëheqës në Komisionin Evropian, i cili me një grup pune po përgatit dhe zbaton planin e reformave të shpejta në Maqedoni. Ai ishte propozuar nga një grup akademikësh.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu