Akademikët maqedonas i kërkojnë Ivanovit të mos e firmosë Ligjin për gjuhët

Akademikë dhe profesorë maqedonas janë kundër miratimit të Ligjit të gjuhës shqipe që dje me 69 vota PRO u votua në Kuvendin e Maqedonisë.

Një pjesë e tyre përmes një letër të përbashkët, por edhe përmes deklaratave publike bëjnë thirrje deri te presidenti Gjorgje Ivanov që mos ta nënshkruaj ligjin në fjalë, por të anulohet sa më shpejt, pasi që bëhet fjalë për ligj antikushtetues.

Katica Qulavkova, Gordana Siljanovska- Davkova, Simona Gruevska – Maxhovska kanë shkruar në adresë të Kuvendit dhe Presidentit se ky ligj duhet tërhiqet.

“Me këtë ligj rrënohet harmonia dhe kohezioni i shoqërisë multietnike, ku gjuha maqedonase është instrumenti më i forte integrues si dhe kërcënohet funksionaliteti dhe efikasiteti i shtetit maqedonas dhe organeve të tij në nivel lokal dhe qendror”, thuhet ndër të tjera në vërejtjen e tyre.

Kanë reaguar edhe profesorë të tjerë maqedonas dhe akademikë duke e konsideruar këtë ligj si hap për ndarjen dhe aplikimin e shtetit binacional në Maqedoni. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu