Pak më parë në rrugën Bllacë-Shkup ka ndodhur një aksident i rëndë ku thuhet se kanë ngelur tetë persona të lënduar.
Aksidenti ndodhi mes dy veturave, njëra me targa të Shkupit dhe tjetra me të Kosovës.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ndërsa ka njoftuar se do të realizohen inspektime të mëtutjeshme për të gjetur fajtorin për këtë aksident.