Aksident i rëndë në autostradën Shkup-Tetovë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në autostradën Shkup-Tetovë. Një veturë ka devijuar rrugën duke i shkatërruar edhe rrethojat mbrojtëse që ndajnë dy drejtimet dhe duke përfunduar në pjesët anësore të drejtimit të kundërt. Fatmirësisht, në ato momente nuk ka pasur qarkullim të automjeteve nga drejtimi i kundërt. Ekipet policore ishin në vendin e ngjarjes dhe nuk lejonin ndalimin e veturave tjera. Mbetet e paqartë nëse në këtë aksident ka në vrarë apo të plagosur.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu