Aksidentet: Rekord i zi në Kosovë në një ditë të vetme

Në Kosovë u shënua një rekord i zi viktimash nga aksidentet brenda një dite.

Pesë jetëhumbje u shkaktuan në tre aksidente: në Podujevë, Pejë e Prishtinë.

Në rastin e parë, në rrugën Llapnasellë-Graçanicë, në aksident u përfshin dy automjete. Bilanci: një i vdekur, dy plagosje.

Aksidenti i dytë ndodhi në rrugën që lidh fshatrat Sfeqël dhe Shajkovc të Podujevës, me bilanc dy vdekje dhe një plagosje.

Aksidenti i tretë ndodhi në fshatin Ozdrim të Pejës, ku një automjet goditi për vdekje dy këmbësorë, ndërsa një tjetër ka marrë lëndime trupore dhe po trajtohet në spital.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu