Aksidenti në autostradën Shkup-Tetovë, rreth 20 persona transportohen në spital, ka edhe vikitima

Rreth 20 persona të aksidentuar në autostradën Shkup-Tetovë janë transportuar deri më tani në spitalin “8 shtatori” dhe ‘Nënë Tereza’ në Shkup. Patrullat policore kanë bllokuar dhe siguruar perimetrin e aksidentit. Zv. ministri i Brendshëm, Agim Nuhiu si dhe ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe janë duke shkuar në vendin e ngjarjes.

Kalimtarët e rastit dhe qytetarët të cilët gjenden në vendngjarje janë mbledhur grup dhe po mundohen që të rrokullisin autobusin, për të mundësuar tërheqjen e udhëtarëve që kanë ngelur brenda autobusit të nxirren jashtë.

Mjete të rënda janë sjellur në vendngjarje për të mundësuar që të lëvizin autobusin, kujtojmë që autobusi është rrokullisur në kilometrin e shtatë të autostradës Shkup-Tetovë pas pikë pagesës së parë.

Gjithashtu jo zyrtarisht mësohet qe numri i viktimave shkon deri ne 5.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu