Aksion humanitar i Ambasadës së SHBA-së dhe Kryqit të Kuq të qytetit të Shkupit

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Qytetit të Shkupit dhe Institutin për Transfuziologji do të shënojnë Ditën Kombëtare të Shërbimit dhe Përkujtimit, duke organizuar aksion për dhurim të gjakut dhe grumbullim të produkteve ushqimore, njofton Portalb.

Dhuruesit e gjakut do të priten në Ambasadën e SHBA nga ora 09:00 deri në 16:00. Në ora 14:00, ambasadori Jess Baily do t’iu drejtohet të pranishmëve, së bashku me sekretarin gjeneral të Kryqit të Kuq, Sait Saiti dhe drejtoreshën e Institutit për Transfuziologji, Emilija Velkova.

Përmes këtij aksioni në shërbim të komunitetit, donatorët do të ndihmojnë Kryqin e Kuq të rimbush rezervat e gjakut dhe të sigurojë ushqim dhe gjëra të tjera të domosdoshme për familjet në nevojë për muajt e dimrit. Nevoja për donacione të tilla është e madhe, posaçërisht pasi resurset e Kryqit të Kuq u reduktuan pas ndihmës për viktimat e përmbytjeve të fundit në Shkup dhe Tetovë.

Dita Kombëtare e Shërbimit dhe Përkujtimit filloi në vitin 2002, si vështrim pozitiv drejt të ardhmes, që përmes shërbimeve bamirëse të nderohen viktimat, të mbijetuarit dhe të gjithë ata që ofruan ndihmë pas sulmeve të 11 shtatorit. Në vitin 2009, përmes ligjit dypartiak federal, Kongresi i SHBA shpalli 11 Shtatorin Ditë Kombëtare të Shërbimit dhe Përkujtimit./infoshqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu