Aksion për dhurimin e gjakut në Shkup

Me moton “Gjaku juaj shpëton jetë-Bashkohuni me ne!”, sot nga ora 10 deri në orën 14 në Muzeun Arkeologjik të Maqedonisë do të mbahet aksioni i dhurimit të gjakut.
Organizatorët e aksionit janë Muzeu Arkeologjik dhe Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë, ndërsa është inicuar në shenjë të solidaritetit me të dëmtuarit nga vërshimet që e përfshinë rajonin e Shkupit dhe të Tetovës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu