Akti fisnik i Messi-t, dhuron për të shpëtuar jetë

Sot është bërë protagonist për shkak të dëmtimit të tij, por dy ditë më parë ka bërë një gjest fisnik që i ka përlotur të gjithë. Lionel Messi ka financuar për t’u ndërtuar spitalin për fëmijët e prekur nga kanceri në Barcelonë.

Ai ka dhuruar £ 2,37 milionë për të kompletuar shumën totale prej 26,4 milionë. Spitali Onkologjik do të jetë më i madhi në Europë dhe do mund të ndihmojë 400 fëmijë në vit, kapacitet shumë herë më i madh se ai që kanë aktualisht dhe me teknologji më të lartë.

Messi ka thënë: “Me këtë iniciativë ne shpresojmë të luftojmë ndaj shifrave në rritje të kancerit. Bashkëpunimi e bën më të lehtë. Jam i lumtur që pata mundësi t’a bëja realitet këtë ëndërr.”

Në aktivitet Messi është takuar me shumë fëmijë të cilët janë lumturuar nga prezenca e tij.


FOTO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu