Aktivistë të VMRO-së me armë para LSDM-së

Mbrëmë rreth orës 23 e 30 min në Gostivar në rrugën Sretko Krsteski nga ana e zyrtarit policor i cili ka qenë në punë të rregullt, janë dëgjuar disa të shtëna me armë nga një person i panjohur.

Ekipi i policisë së Gostivarit ka dal nga vendi i ngjarjes dhe ka gjetur dy gëzhoja, ku njëra në rrugën dhe e dyta nën veturën mercedes me targa nga Gostivari.

Gëzhojat janë marrë për procedurë të mëtejshëm dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e tërësishme të rastit.

Flaka mëson jo zyrtarisht që incidenti është shkaktuar nga përkrahës të VMRO-DPMNE-së dhe vendi ku është shkrepur arma ka qenë afër selisë së LSDM-së në Gostivar.

Rasti ka ndodhur kur KSHZ-ja shpalli rezultatet finale të zgjedhjeve, ku kjo parti doli fituese me 51 mandate.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu