Alarmante/Agjencia europiane e mjedisit: Maqedonia vend i rrezikuar nga vërshimet

Prej më shumë se 10 viteshsh harta e përpunuar e vërshimeve në Maqedoni tregon se 96.5% e gjithë territorit të vendit është “në proces erozioni”.

Rrëshqitja e dheut është karakteristikë e më shumë se 70% të territorit të vendit.

Në raportin e Agjencisë Europiane për Mjedisin, Maqedonia llogaritet si vendi me më rrezik në Ballkan sa i përket kësaj çështjeje.

Në pjesën qendrore dhe lindore të vendit karakteristike është erozioni i shkaktuar nga shirat dhe ujërat, ndërsa pjesa perëndimore rrezikohet nga rrëshqitjet e tokës dhe nga “shpërbërja” e shkëmbinjve.

Shkaktar kryesor i këtyre fenomeneve llogariten ndryshimet klimatike si dhe dora e njeriut: shkatërrimi i pyjeve, prerja e pakontrolluar e drunjve, ndotja e lumenjve, ndërtimet pa kontroll, moskujdesi për kanalet.

Pasojat nga kjo dukuri natyrore do jenë të mëdha nëse autoritetet nuk ndërmarin ndonjë hap të rëndësishëm për parandalimin e tragjedive të mëdha.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu